Si i mbledhim, i përdorim dhe i mbrojmë të dhënat e tua kur përdor Hapi Tjeter.
Përditësuar më: 22 nëntor 2026
Shkurt: mbledhim vetëm të dhënat që na duhen (kryesisht emrin dhe emailin). Nuk i shesim kurrë. Email-et tona i dërgojmë vetëm me pëlqimin tënd, ndërsa çregjistrimi bëhet me një klik. Mund të kërkosh në çdo kohë të shohësh, të ndryshosh ose të fshish të dhënat e tua.
Faqja hapitjeter.net drejtohet nga Albanian Digital Connection (ADC), një organizatë jofitimprurëse. ADC është përgjegjëse për të dhënat e tua personale (“kontrolluesi i të dhënave“, sipas Ligjit nr. 124/2024 “Për mbrojtjen e të dhënave personale“ dhe Rregullores së Përgjithshme për Mbrojtjen e të Dhënave të BE-së, GDPR).
Për çdo pyetje rreth privatësisë, na shkruaj në info@adconnection.al.
Nuk i përdorim të dhënat e tua për reklama dhe nuk marrim vendime të automatizuara për ty.
Nuk i shesim dhe nuk i japim me qira të dhënat e tua. I ndajmë vetëm me ofrues shërbimesh që na ndihmojnë ta mbajmë faqen në punë, të cilët i përpunojnë sipas udhëzimeve tona:
Mund t’i ndajmë të dhënat edhe me autoritetet, vetëm kur na detyron ligji.
Disa nga ofruesit tanë (si Mailchimp, Stripe dhe Google) i përpunojnë të dhënat në Shtetet e Bashkuara. Në këto raste, transferimi bëhet me mbrojtje të njohura nga GDPR, si Korniza BE-SHBA për Privatësinë e të Dhënave ose Klauzolat Standarde Kontraktuale të Komisionit Evropian.
Sipas GDPR dhe ligjit shqiptar, ke të drejtë:
Për të përdorur këto të drejta, na shkruaj në info@adconnection.al. Përgjigjemi brenda një muaji. Për t’u çregjistruar nga newsletter-i, mjafton të klikosh lidhjen “Unsubscribe“ në fund të çdo emaili.
Nëse mendon se nuk i kemi trajtuar mirë të dhënat e tua, ke të drejtë të ankohesh te Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale në Shqipëri, ose tek autoriteti i mbrojtjes së të dhënave në vendin ku jeton.
Përdorim vetëm cookies të nevojshme për funksionimin e faqes, p.sh. për të të mbajtur të identifikuar në llogari, për shportën e blerjeve dhe për të mbajtur mend të dhënat e komenteve, nëse e kërkon. Nuk përdorim cookies reklamash ose ndjekjeje. Nëse kjo ndryshon, do të të kërkojmë pëlqimin përpara.
Shërbimet tona nuk u drejtohen fëmijëve nën 16 vjeç. Nëse je më i ri, të lutemi regjistrohu vetëm me lejen e prindit ose kujdestarit. Nëse mësojmë se kemi të dhëna të një fëmije pa këtë leje, do t’i fshijmë.
Faqja përdor lidhje të sigurt (HTTPS), fjalëkalimet ruhen të enkriptuara dhe aksesi në të dhëna u jepet vetëm njerëzve që kanë nevojë për to. Asnjë sistem nuk është 100% i sigurt, por ne kujdesemi t’i mbrojmë të dhënat e tua me përgjegjësi.
Mund ta përditësojmë këtë politikë herë pas here. Data e përditësimit të fundit shfaqet në krye të faqes. Për ndryshime të rëndësishme, do të të njoftojmë me email ose në faqe.
Albanian Digital Connection
Email: info@adconnection.al
Web: adconnection.al
Kurset janë falas. Pas regjistrimit mund t’i filloni menjëherë.