Dating: sygjerime për marrëdhënie të shëndetshme

Si duket dashuria e vërtetë?   Kur vjen një kandidat/e, si mund ta dallosh se ai/ajo vërtet të do? Në […]

0 students
Created by afrim
Last updated April 2026 English Standard

Description

Si duket dashuria e vërtetë?

 

Kur vjen një kandidat/e, si mund ta dallosh se ai/ajo vërtet të do?

Në fund të fundit, si duket dashuria e vërtetë?

Lexoni këtë kapitull të famshëm rreth dashurisë dhe bëjini vetes këto pyetje në lidhje me dashurinë tuaj për dikë dhe me dashurinë e dikujt rreth teje.

“Dashuria është e durueshme; plot mirësi; dashuria nuk ka smirë, nuk vë në dukje, nuk krekoset, nuk sillet në mënyrë të pahijshme, nuk kërkon të sajat, nuk pezmatohet, nuk dyshon për keq; nuk gëzohet për padrejtësinë, por gëzohet me të vërtetën, i duron të gjitha, i beson të gjitha, i shpreson të gjitha, i mban çdo gjë. Dashuria nuk ligshtohet kurrë…” 1 Korintasve 13:4-7 Pyetjet e mëposhtme janë pyetje për t’u shqyrtuar:

  • A është i/e duruar?
  • A është i/e sjellshëm/me?
  • A është ziliqar/e?
  • A krenohet?
  • A është i/e përulur?
  • A kërkon të mirën vetëm për veten e vet?
  • A zemërohet lehtë?
  • A i mban shënim gabimet e tua?
  • A thotë të vërtetën?
  • A të mbron?
  • A të beson?

Kjo nuk është një listë shteruese por më shumë një listë me pyetje për të vënë në pah dashurinë e vërtetë, atë lloj dashurie që ta kërkon zemra. 

Ti nuk meriton më pak se kaq!

Sepse Perëndia, siç e përmendëm dhe në fillim, kërkon më të mirën për ty. Ai nuk do që thjesht të lidhesh me një të krishterë me shpresën që do të martohesh dikur. Ai do që të kesh një jetë me vlerë, me përparësitë e duhura të zemrës, së bashku me partnerin që do të kesh përkrah gjithë jetën tënde.

Course Content

11 lessons 0.3 hours total

Instructor

0 Instructor Rating 0 Reviews 0 Students 1 Courses

Student Reviews

0.0 Course Rating

No reviews yet. Be the first to review this course!

Design by Gremza