Regjistrohu

Mirë se erdhe te "Hapi Tjetër"!

Cili është hapi tjetër?

Nëse ke interes të dish bindjet bazë të besimit të mësimeve të Jezusit, atëherë ke ardhur në vendin e duhur! Nëse je i/e bindur që të ndjekësh mësimet e Jezusit, por nuk e di se cili është hapi tjetër, je në vendin e duhur! Ne po ofrojmë një kurs të shkurtër studimi për ty; të lutem rregjistrohu, lexo materialet, përgjigju një testi të shkurtër rreth dijeve që ke marrë, dhe kalo në mësimin tjetër. I gjithë procesi është në dorën tënde - ne sigurojmë një mentor/mbikqyrës që të jetë ndihmë për ty në këtë udhëtim. Shpresojmë që do të kesh një udhëtim të mirë, që jo vetëm shton njohuritë rreth besimit të krishterë, por më e rëndësishmja, pasuron jetën tënde të përditshme... Udhëtim të këndshëm!- Stafi i hapitjeter.net

SERIA 1

Shumë prej nesh kanë një përshtypje rreth Jezusit. Por shpesh, informacioni rreth tij është i pasaktë. Përmes serisë sonë, "Bindjet Bazë të Besimit të Krishterë" do të mësoni pohimet e Jezusit rreth identitetit të tij, rreth ngjarjes historike të ringjalles së tij, qëllimin e ardhjes së Jezusit, dhe do mësoni se çfarë ndodh kur vendosni të ndiqni Jezusin me besim. Në këtë udhëtim të shkurtër, do të zbuloni gjëra të jashtëzakonshme rreth Jezusit... të cilat s'i keni dëgjuar kurrë, por që ia vlen t'i shqyrtoni. Ejani dhe hidhni hapin tjetër me ne...

Filloni Serinë

SERIA 2

Seria “Parimet e Jetës” do të të ofrojë 5 parimet e domosdoshme për të hedhur hapin tjetër në besimin e krishterë. Janë të vërteta të thjeshta që të ndihmojnë të jetosh një jetë me besim. Në këtë seri trajtohen tema si “Siguria e shpëtimit”, “Si të pajisesh me njohuritë e domosdoshme për të jetuar besimin e krishterë", "Falja e Perëndisë" etj. Te hapitjeter.net, ne nuk flasim thjesht teori. Këto mësime do të ndryshojnë këndvështrimin tuaj për Jezusin. Dhe do të ofrojnë parime të rëndësishme për jetën tënde të përditshme. Ejani edhe hidhni hapin tjetër bashkë me ne.

Filloni Serinë